24 Shtator, 2021

Prezantoi albumin e ri/ Kryebashkiaku Veliaj takon këngëtaren Elhaida Dani dhe artistin italian, Riccardo Cocciante: I sigurt se do jetë sukses


erionveliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka takuar këngëtaren Elhaida Dani, së bashku me ikonën e muzikës italiane Riccardo Cocciante.

Veliaj ka uruar artisten e mirënjohur shqiptare për albumin më të ri në treg ZanIN, të cilin këngëtarja Dani sapo e lançoi së bashku me artistin e madh Cocciante.

“Faleminderit Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani për surprizën e mrekullueshme! Shumë urime për ZanIN tënd. I sigurt se do të jetë një sukses, si çdo punë e jotja!” – shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku.

Këngëtarja shqiptare e cila njihet si fituese e “The Voice of Italy” në vitin 2013 dhe përfaqësuese e Shqipërisë në “Eurovision” në vitin 2015, ka publikuar albumin e saj më të ri muzikor ”ZanIN” i cili përfshin pesë këngë: “Jam Betu”, “Amore”, “Kënga Jonë”, “Hajmali” dhe kënga me të njëjtin titull si albumi, “ZanIN”. Secila këngë është publikuar edhe me videoklip.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al