3 Qershor, 2022

Princ Harry dhe Meghan Markle bashkohen për herë të parë me Princ William dhe Kate Middleton pas dy vitesh


Princi Harry dhe Meghan Markle morën pjesë ditën e sotme në ‘Shërbimin Kombëtar të Falënderimeve’ në Katedralen e Shën Palit në Londër.

Për shërbesën e kishës, e cila është pjesë e festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, Duka dhe Dukesha e Sussex mbërritën herët rreth orës 11:05 të mëngjesit. Siç u raportua më parë në ‘Page Six’, monarkja 96-vjeçare njoftoi se nuk do të merrte më pjesë në shërbimin pasi ka patur probleme shëndetësore pas festimeve të së enjtes.

Duke vazhduar traditën, Mbretëresha u shfaq së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në ballkonin ikonë në Pallatin Buckingham të enjten për paradën e Trooping the Color.

Kjo shënoi daljen e parë të familjes mbretërore në ballkon që kur COVID-19 përfshiu globin në 2020. Siç u raportua më parë, Mbretëresha vendosi që Duka dhe Dukesha e Sussex-it të merrnin pjesë gjatë Jubileut të Platinumit pasi dyshja dhanë dorëheqjen nga detyrat e tyre mbretërore dhe u transferuan në Kaliforni në vitin 2020. Megjithatë, të dy u panë duke i ikur vëmendjes në paradën ‘Trooping the Color’, ku ata kaluan kohë me disa nga anëtarët e rinj mbretërorë.

Meghan, Harry dhe fëmijët e tyre arritën në Londër të mërkurën. Vizita e tyre në Mbretërinë e Bashkuar shënon herën e parë që Mbretëresha do të takohet me stërmbesën e saj përpara ditëlindjes së parë të Lilibet më 4 qershor.

Po ashtu edhe Princ William dhe Kate Middleton ishin të pranishëm në këtë ngjarje ku u shfaqën të buzëqeshur. Ceremonia është vetëm një nga disa ngjarje që do të ndodhin këtë fundjavë. Middleton ishte veshur  me një fustan të verdhë pastel, ndërsa William me kostum gri.

Kjo është hera e parë që dy vëllezërit dhe gratë e tyre bëhen bashkë pas largimit të Meghan dhe Harry nga Familja Mbretërore. Megjithatë nuk është shfaqur asnjë foto e të katërve bashkë. Sipas ‘Page Six’  Princ Harry dhe Meghan Markle mund të mos i takojnë privatisht Princ William dhe Kate Middleton gjatë vizitës së tyre.

Hera e fundit që ata ishin të gjithë së bashku ishte gjatë një paraqitjeje mjaft të vështirë në Westminster Abbey për shërbimin e Ditës së Komonuelthit në Mars 2020, ditë përpara se Harry dhe Markle të transferoheshin në SHBA.

Harry dhe William vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të ftohtë, pas largimit të vëllait të vogël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al