10 Qershor, 2022

Princ Harry dhe Meghan Markle u përpoqën të rregullojnë marrëdhëniet, si u refuzuan nga Princ William dhe Kate Middleton


Princi William dhe Kate Middleton thuhet se nuk e morën mundimin t’i prezantonin fëmijët e tyre me vajzën e Princi Harry dhe Meghan Markle, Lilibet.

William dhe Kate nuk bënë fare përpjekje për të prezantuar Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis me Lilibet gjatë Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II”, -tha për Us Weekly eksperti Christopher Andersen. Ai shtoi se ka ende shumë tension midis vëllezërve pasi Harry dhe Markle u larguan nga Familja Mbretërore, u transferuan në Kaliforni dhe zbuluan dramën familjare për Oprah Winfrey.

“Me sa di unë, askush nuk beson se ata folën me njëri-tjetrin,” -pohoi Andersen. Duka dhe Dukesha e Sussex thyen akullin duke ftuar William, Middleton dhe fëmijët e tyre në festën e parë të ditëlindjes së Lilibet, por Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin planifikuar të ishin në Uells duke marrë pjesë në festimet e Jubileut të Platinumit.

Megjithatë, vajza e Harry dhe Markle takoi për herë të parë stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Elizabeth II, javën e kaluar. Çifti mori për pak kohë vajzën e tyre 1-vjeçare për të takuar monarken 96-vjeçar kur ata zbarkuan në Londër dhe përsëri në Kështjellën Windsor përpara festimeve të ditëlindjes së Lilibet.

Udhëtimi i Harry dhe Markle në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar ishte hera e parë që djali i tyre, Archie, 3 vjeç, u kthye në vendin e tij që kur familja u transferua në SHBA në 2020.

Familja zbarkoi në Londër të mërkurën e kaluar dhe mori pjesë në disa ngjarje të Jubileut të Platiniumit, megjithëse ata nuk u bashkuan me anëtarët e tjerë mbretërorë në ballkon gjatë paradës së ‘Trooping the Color’ të enjten.

Familja prej katër anëtarësh u kthye në Kaliforni të dielën herët me një avion privat përpara ‘Konkursit të Jubileut Platinium’, i cili mbylli festimet katër-ditore të Mbretëreshës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al