Dorë për dore, Prince Harry krenar ka dalë publikisht me të dashurën e tij Meghan Markle në një ndeshje tenisi, duke e bërë kështu paraqitjen e parë bashkë.
‘Zogjtë’ e dashuruar erdhën duke mbajtur duart në gjysmë-finalen e Invictus Games, para shumë të pranishmëve dhe fotografëve, përcjell Bota sot.
Meghan dukej mjaft bukur dhe përplot stil, e veshur në xhinse dhe një këmishë të bardhë, ndërsa Princi kishte veshur një bluzë të zezë dhe xhinse, e të dytë mbanin syze dielli dhe qeshnin vazhdimisht me njëri tjetrin.
Ata dukeshin vërtetë të lumtur bashkë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al