Princesha japoneze Mako njoftoi se do të martohet me Kei Komuron. Për shkak të martesës së saj me një njeri të thjeshtë, ajo do të humbasë statusin e saj mbretëror. Mbesa e perandorit japonez Akihito, Princesha Mako dhe Kei Komuroe njoftuan të dielën fejesën e tyre, në një konferencë shtypi të transmetuar në televizion.
Ata kanë qenë shokë klase në Universitetin Ndërkombëtar Kristian. Mako 25-vjeçare tha se kishte rënë në dashuri me të të dashurin e saj për “buzëqeshjen e tij si diell”, për sinqeritetin dhe zemrën e tij të madhe. Komuro, i cili është gjithashtu 25 vjeç, tha se Mako e sheh atë “me qetësinë e hënës”. Martesa e tyre pritet të bëhet vitin e ardhshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al