Neokirurgu Kita Sallabanda ka rrëfyer historinë e njohjes me familjen mbretërore të Spanjës, pas një aksidenti që pësoi Princesha Cristina de Borbón, vajza e ish-Mbretit Juan Carlos I.
Në podkastin “Flasim” të kryeministri Edi Rama, mjeku u shpreh se pas viteve ’90 shkoi në Barcelonë për specializim dhe Princesha Cristine shkoi në spitali pas një aksidentit në momentin kur ai ishte mjek roje.
“Gjithë kohës më donte si mjekun e saj, kam qëndruar për një periudhë kohe si mjeku i Cristina”, u shpreha neokirurgu.
Ndërsa shtoi: “Një marrëdhënie shumë miqësore, ishte vajzë e mrekullueshme pavarësisht se ishte vajza e Mbretit, është motra e mbretit aktual.”
Neokirurgu Kita Sallabanda tregoi e kanë mbajtur kontakte deri në momentin që u rikthye në Shqipëri.
“Kam mbajtur kontakte për njëfarë periudhë me familjen mbretërore. Princesha kishte një shoqen e vet dhe thoshte kontaktet do ti mbajmë përmes saj. Kur erdha në Shqipëri, më dërgon sërish mesazh më tha ‘Më bëhet qejfi që po kthehesh, po realizohesh’. Por më pas i humba kontaktet me familjen mbretërore, gjithë kolegët e mi në Spanjë e tregojnë në tavolina”, rrëfeu ai.
Neokirurgu Kita Sallabanda: Historia e prindërve të mi është po aq e bukur sa edhe e dhimbshme.
Unë kam lindur në Tiranë, babai im është nga Berati, bëra shkolla mesme në Berat.
Nëna ime është spanjolle dhe është në nga fëmijët e luftës, Gjatë luftës civile, mamasë time i takoi të shkonte në Rusi për të shpëtuar, kanë zbritur në Leningrad. Shkoi në Rusi në moshën 11-vjeçare dhe kaloi atje luftën e dytë botërore dhe njihet në Universitet me babain tim, pasi im atë shkoi në Rusi për të studiuar, Dashurohet me babain tim dhe vjen në Shqipëri në 1995. Ajo u rikthye në Spanjë në moshën 70-vjeçare, nëna i kishte vdekur ndërsa babai ishte 100-vjeç. Kishin kontakt me letra. Unë jam përndjekur nga regjimi, kur mbarova mjekësinë shkova në Maqellarë dhe kur lindi vajza ime isha atje, nuk jetoja me vajzën time sepse nuk lë lejonin të kthehesha. Pas 5 vitesh u ktheva.
Shkoj në Spanjë në ’89 për herë të parë që na lejuan, njohja për herë të parë familjen time, tezet dhe dajat. Dajat ishin njëri mjek e tjetri stomatolog, më dërgonin libra.
Pastaj shkova në Barcelonë për specializim, një pjesë sepse nuk arrita ta mbaroja. Njoha dhe vajzën e mbretit të Spanjës, pata një kontakt të afërt Cristina de Borbón, erdhi në një aksident kur unë isha roje dhe gjithë kohës më donte si mjekun e saj, kam qëndruar për një periudhë kohe si mjeku i Cristina. Një marrëdhënie shumë miqësore, ishte vajzë e mrekullueshme pavarësisht se ishte vajza e Mbretit, është motra e mbretit aktual.
Mbretëresha më merrte në telefon për gjendjen e saj, edhe mbreti. Në vitin ’94 që unë isha duke studiuar vjen Mentor Petrela, isha në Barcelonë dhe thotë pse nuk vjen në Shqipëri sepse kemi nevojë për specialistë.
Në Shqipëri kam bërë edhe detyrën e konsullit të Spanjës dhe në vitin 2000 vendosa të kthehem në Spanjë. Kam jetuar gjysmën e jetës sime në Shqipëri dhe gjysmën tjetër dua ta kaloj me familjen e nënës time, sepse Spanja atëherë ishte e paarritshme për ne, donim të iknim por nuk na lejonin.
Prandaj vendosa të shkoj në Spanjë, por nuk ishte e lehtë që të bëheshe specialist, kam bërë provim, e mora, fitova titullin e profesorit të Universitetit, punë në spital publik. Në vitin 2022 vendosa të krijoj institutin tim.
Kam mbajtur kontakte për njëfarë periudhë me familjen mbretërore. Princesha kishte një shoqen e vet dhe thoshte kontaktet do ti mbajmë përmes saj. Kur erdha në Shqipëri, më dërgon sërish mesazh më tha “më bëhet qejfi që po kthehesh, po realizohesh”. Por më pas i humba kontaktet me familjen mbretërore, gjithë kolegët e mi në Spanjë e tregojnë në tavolina.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al