9 Qershor, 2022

Princesha norvegjeze shpall fejesën me një shtetas amerikan


Princesha Martha Louise, vajza e mbretit të Norvegjisë Harald, është fejuar me të dashurin e saj amerikan Durek Verrett.

Lajmi është bëri i ditur përmes një deklarate nga Pallati Mbretëror këtë të martë. Princesha 50-vjeçare, e cila është e katërta në radhën e fronit norvegjez, ka në një lidhje me Verrett, i cili e përshkruan veten si një shërues në faqen e tij të internetit, që nga maji 2019, sipas mediave norvegjeze.

Në një deklaratë të lëshuar nga familja mbretërore, Harald dhe gruaja e tij, Mbretëresha Sonja, njoftuan fejesën dhe thanë se “i uronin gjithë të mirat për të ardhmen”.

Martha Louise ka tre vajza nga martesa e saj e parë, e cila përfundoi në vitin 2016. Sipas mediave norvegjeze, ajo planifikon të zhvendoset në Kaliforni me vajzat.

Krahas detyrave të saj mbretërore, princesha ka shkruar libra në të cilët pretendonte se kishte kontakte me engjëjt. Vëllai më i madh i Martha Louise, Princi i Kurorës Haakon, është trashëgimtari i fronit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al