16 Shkurt, 2022

Princi Andrew zgjidh çështjen gjyqsore të përdhunimit/ Zbulohet marrëveshja për shumën e ‘majme’ që duhet t’i paguajë Virginia Giuffre


Princi Andrew ka arritur një marrëveshje për të mbyllur një çështje rreth një padie të ngritur nga 38-vjeçarja Virginia Giuffre, e cila e akuzon Dukën e Jorkut për abuzim seksual me të kur ajo ishte në moshë të mitur.

Kjo marrëveshje e fshehtë mes tyre i ka kursyer atij vijimin e skandalit dhe ngritjen e akuzave të mundshme shtesë që do të dëmtonin më tej reputacionin e tij. Marrëveshja, përfshin një pagesë me një shumë të pazbuluar. Në marrëveshja e tyre kërkohet që princi të bëjë një “donacion të konsiderueshëm” për organizatën e bamirësis të Giuffre që merret me mbrojtjen e të drejtave të viktimave.

Giuffre e paditi princ Andrew gushtin e kaluar, duke pretenduar se ai kishte abuzuar seksualisht me të më shumë se dy dekada më parë, kur ajo ishte 17-vjeçe, pasi ishte trafikuar nga Jeffrey Epstein.
Rasti i Giuffre ishte fokusuar gjithashtu në marrëdhënien dhe miqësinë e Princit Andrew me të ndjerin Jeffrey Epstein, i dënuar për abuzim seksual me të miturit. Giuffre deklaroi gjithashtu se ajo ishte abuzuar edhe nga Jeffrey Epstein.

Princ Andrew dhe Virginia Giuffre

Nga ana tjetër, Princi Andrew i ka mohuar akuzat se ai e detyroi zonjën Giuffre të kryente marrëdhënie seksuale me të më shumë se dy dekada më parë.

Duka tha në deklaratën e tij sot se “i vjen keq për shoqërimin e tij me Epstein” dhe u zotua ta demonstrojë këtë “duke mbështetur luftën kundër trafikimit seksual dhe duke mbështetur viktimat”. Princi, të cilit iu hoqën patronazhet e mbetura në fillim të këtij viti, është përballur me presion nga anëtarët e lartë mbretërorë për të zgjidhur padinë përpara Jubileut Platinum të Mbretëreshës më vonë këtë vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al