Prej pak kohësh, Princi Harry dhe Meghan Markle janë në qendër të vëmendjes për shkak të emrit që përzgjodhën për vajzën e tyre, Lilibet.
Korrespondenti mbretëror i “BBC-së”, Jonny Dymond raportoi në “Radio 4” se mbretëresha “nuk u pyet kurrë” për mendimin e saj në lidhje me emrin e vogëlushes që tanimë mban emrin me të cilin njerëzit e dashur e thërrisnin atë që nga fëmijëria.
“Një burim i Pallatit thotë për ‘BBC’ se mbretëresha nuk u pyet nga Meghan dhe Harry mbi përdorimin e pseudonimit të saj të fëmijërisë. Raportimet sugjeronin se Harry kishte kërkuar leje nga mbretëresha për ta quajtur të porsalindurën ‘Lilibet’, por burimi i Pallatit thotë se mbretëresha nuk u pyet asnjëherë,”- shkroi Dymond në Twitter.
Burimet pranë Meghan dhe Harry-t vazhdojnë të këmbëngulin se princi e thirri gjyshen e tij dhe ajo e kishte mbështetur, duke shtuar se nëse ajo s’do kishte qenë dakord, ata s’do ta kishin quajtur të bijën Lilibet. Ata tani kanë udhëzuar avokatët e tyre që të marrin masa kundër raportit të BBC-së.
Edhe interneti është ndarë në dy pjesë, ata që mbështesin çiftin Sussex dhe skeptikët.
Nofka “Lilibet” u krijua nga vetë mbretëresha kur ishte fëmijë, kur nuk mund të shqiptonte emrin e saj. Më pas u përdor nga gjyshi i saj, Mbreti George V dhe gjithashtu nga burri i saj i ndjerë, Princi Philip, i cili vdiq në fillim të këtij viti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al