29 Prill, 2021

Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 10-vjetorin e martesës! Ja fotot që realizuan për këtë rast të veçantë


Princi William dhe Kate Middleton festojnë sot 10-vjetorin e martesës dhe me këtë rast, çifti mbretëror kanë publikuar nëj set të ri fotografik.

william kate middleton (1)

Fotografitë e realizuara në Kensington Palace, tregojnë Kate të veshur me një fustan, ndërsa William me një palë pantallona dhe me një triko, shkruan “Page Six”.

william kate middleton (1)

Imazhet, të shkrepura këtë javë dhe të postuara në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram dhe Twitter të mërkurën, tregojnë çiftin teksa përqafohet jashtë shtëpisë së tyre.

william kate middleton (4)

Kate, 39 vjeç dhe William, 38 vjeç, u martuan në Westminster Abbey më 29 prill 2011 dhe tashmë janë prindër të tre fëmijëve: Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, e cila mbush 6 vjeç të dielën dhe Princi louis, 3 vjeç.

princ william

Kur u takova për herë të parë me Kate e dija që kishte diçka shumë të veçantë rreth saj. E dija që kishte diçka që dëshiroja ta eksploroja. Por ne përfunduam si miq dhe mbetëm të tillë për një kohë dhe ky ishte një themel i mirë,”- tha William në një intervistë që ata dhanë në ditën kur fejesa e tyre u bë publike.

william kate middleton (2)

Këtë javë, dyshja shkuan në verilindje të Anglisë për tu takuar me të rinj që janë me aftësi të kufizuar, për t’i ndihmuar me anë të projektit “Cheesy Waffles”.

princi william dhe harry (2)

Gjithashtu, pas vdekjes së Princit Philip, raportohet se marrëdhënia mes Princit Harry dhe William nuk është përmirësuar ende.

Kate dhe William

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al