Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë folur për herë të parë për djalin e tyre Princin Louis, i cili u kthye në ikonë në mediat sociale pas mimikave të tij në ballkonin e Pallatit Buckingham.
Në një postim për festimet e fundjavës, ata shkruajnë:
“Faleminderit të gjithëve që dolën për të treguar mirënjohjen e tyre ndaj mbretëreshës dhe 70 viteve të saj frymëzuese të udhëheqjes […] Të gjithë kaluam momente të pabesueshme, veçanërisht Louis.”
Gjatë shfaqjes të aktivitetit të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth, vogëlushi u pa duke mbuluar veshët e tij pranë mbretëreshës, ndërsa avionët fluturonin mbi Pallatin Buckingham.
Në një tjetër moment Princ Louis është filmuar duke i vendosur dorën mbi gojën e Kate dhe videoja u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Kur Dukesha e Kembrixhit, u përpoq ta ndalonte me mirësjellje Louisin me veprimet e tij ,djaloshi i zhurmshëm bëri disa mimika, ku i nxori gjuhën dhe i filloi ta tallte.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al