10 Mars, 2022

Princi William dhe Kate zbulojnë si ia kanë shpjeguar fëmijëve të tyre luftën në Ukrainë: I kemi zgjedhur fjalët me kujdes


Ditën e sotme, princi William dhe Kate Middlenton bënë një vizitë në ‘Qendrën Kulturore të Ukrainës’, në Londër ku janë takuar me vullnetarë të cilët po bëjnë përgatitjet për të ndihmuar popullin ukrainas.

Këta të fundit po mbushin kamionët me ndihma si: ushqime dhe veshje për të gjithë ata të cilët po vuajnë nga kjo luftë katastrofike.

Në shenjë solidariteti, Princi dhe Dukesha po mbajnë stema të verdha dhe blu, si dhe mbushën tabakatë me çokollata dhe ëmbëlsira të përgatitura në “Pallatin Kesington” për vullnetarët që po punonin në qendërën “Holland Park’.

Teksa po shkëmbenin disa fjalë me vullnetarët, William ka treguar se fëmijët e tij, Princi George dhe Princesha Charlotte kanë pyet lidhur me këtë luftë ndërmjet dy shteteve dhe është përpjekur t’i zgjedhë me kujdes fjalët për të sqaruar të gjithën këtë.

Ai gjithashtu tha se është shumë e dhimbshme të shohësh këtë që po ndodh, dhe se Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë në mbështetje të tyre.

Ai foli gjithashtu për tronditjen kur panë luftë në tokën evropiane, duke thënë se britanikët ishin më të mësuar të shihnin konflikte në Afrikë dhe Azi. “Është shumë e dhimbshme ta shohësh këtë. Ne jemi të gjithë pas jush”, tha ai.

Ai shtoi se ai, si shumë të tjerë, donte të bënte më shumë për të ndihmuar, duke thënë: “Ndihemi kaq të padobishëm.

Në fillim të këtij muaji, William dhe Kate u falënderuan nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe gruaja e tij pasi anëtarët mbretërorë thanë se qëndruan me ta në luftën e tyre.

Presidenti Zelensky tha: “Olena dhe unë i jemi mirënjohës Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit që në këtë kohë vendimtare, kur Ukraina po kundërshton me guxim pushtimin e Rusisë, ata qëndrojnë pranë vendit tonë dhe mbështesin qytetarët tanë të guximshëm. E mira do të triumfojë.’ 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al