7 Janar, 2020

Prindërit e lënë në ballkon për 5 orë për të fjetur në ajër të pastër, ngrin për vdekje foshnja 7 muajshe


Një foshnje e vendosur në ballkon nga prindërit ka ngrirë për vdekje. Hetuesit rusë kanë ngritur një çështje penale ndaj prindërve të fëmijës.

foshnj

Djali 7 muajsh, që ishte vendosur në një karrocë fëmijësh, u ekspozua ndaj temperaturave -7 gradë celcius për 5 orë në rajonin lindor të Khabarovsk.

Ai ishte vendosur në ballkon për të fjetur në ajër të pastër, sipas mediave lokale.

Ministria e Shëndetësisë në vend këshilloi njerëzit, pas ngjarjes tragjike të kenë kujdes dhe të mos lënë fëmijët jashtë.

“Gjithmonë duhet të dini se ku dhe me kë është fëmija juaj,”– tha Ministria në një postim në Instagram. “Në dimër një fëmijë që ka humbur apo është lënduar në rrugë mund të bëhet shumë shpejt viktimë e temperaturave të ulëta.”

Ministria shtoi se fëmijët në Khabarovsk gjithnjë e më shumë po bëhen viktima të “paditurisë” prindërore dhe neglizhencës së tyre.

Sipas faqes ruse të lajmeve Lenta, foshnja 7 muajshe vdiq nga hiptoremia, kjo ndodh kur temperatura e trupit ulet për shkak të ekspozimit ndaj të ftohtit.

Të moshuarit dhe fëmijët nën 1 vjeç janë më të rrezikuarit në mesin e njerëzve që nuk kanë probleme të tjera shëndetësore.

Lënia e fëmijëve të vegjël jashtë për të fjetur nuk është dukuri e rrallë në vendet me klimë të ftohtë.

Teoria që qëndron pas gjumit në natyrë është se ekspozimi i fëmijëve në ajër të pastër, madje edhe gjatë dimrit, mund të ndihmojë në shmangien e kollës dhe ftohjes.

Prindërit në vendet nordike si Finlanda dhe Norvegjia gjithashtu besojnë se fëmijët e tyre flenë më mirë dhe më gjatë në natyrë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al