Që kur u bë nënë për herë të parë, Fatma Methasani i është përkushtuar totalisht të birit, Noah-s, duke i munguar kështu ekranit.
Gjatë intervistës në emisionin “Fit Station”, në “News24”, Fatma tregoi se si prindërit e saj po e përjetojnë të qenit gjyshërit e Noah-s, teksa shtoi se mamaja akoma nuk e beson dot që e bija është bërë nënë.
“Prindërit janë shumë të lumtur, ata e përkëdhelin Noah dhe këtu diskutojmë pak. Unë akoma i them mamit ‘moj ti ç’ke që s’më ke imagjinuar mua me fëmijë’, pasi ajo më thotë që nuk e besoj dot që Noah është i joti.
I dukem akoma Fatma çamarroke dhe çapkëne. Noah ka gjyshër shumë të dashur, që janë gjithmonë aty, që e llastojnë,“- tregoi moderatorja
Mirëpo, pas një viti e tre muaj, Fatma zbuloi, se së shpejti do t’i rikthehet televizionit.
“Kur kam zbuluar që isha në pritje të ëmbël me Noah paralelisht m’u propozua të isha në krye të televizionit ‘IN’. Kështu për t’i bëra gjërat tamam, ne e spostuam hapjen për këtë shtator, me imazhe të reja, por gjithmonë të fokusuar tek të rinjtë dhe tek argëtimi.
Kështu jam duke bërë diçka që nuk e kam bërë më parë, siç është menaxhimi apo krijimi i një programacioni. Gjatë kësaj periudhe kam eksploruar diçka tjetër që s’e kisha bërë më parë dhe shpresoj ta bëj mirë. Për të dalë në ekran vetë s’e di, duhet ta mendoj edhe një herë,” – u shpreh Fatma.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al