7 Tetor, 2017

Prishtina zgjohet ndryshe, pamjet e mrekullueshme të dëborës së parë


Mëngjesin e sotëm, shumë qytetarë të Kosovës, veçanërisht ata në kryeqytet janë zgjuar në një mëngjes të zbardhur.

 Kjo pasi bora e parë kishte filluar të mbulojë çatitë e të gjitha ndërtesave në vend. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar nga meteorologët, e dita sotme pati fjolla dëbore, shkruan Telegrafi. E kjo gjë mesa duket ka befasuar një pjesë të mirë të këngëtarëve të estradës, të cilët me të zgjuar herët në mëngjes, kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale imazhe nga atmosfera jashtë dritares së tyre.
Reperi Skivi, këngëtarja Mihrije Braha, Butrint Imeri e Blero janë vetëm disa nga emrat që u befasuan sot nga bora e parë.  Në vazhdim mund të shihni disa prej postimeve të tyre në rrjetet sociale, që tregojnë edhe gëzimin që përjetuan në mëngjesin e zbardhur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al