Në muajin mars të këtij viti u zbulua se Eni Vasili është shtatzënë për herë të parë.
Fotot e siguruara nga paparazzi i “Panorama Plus”, tregonin barkun e rrumbullakosur të moderatores së njohur, e cila bashkë me partnerin e saj, Armandin, po shihnin për rroba fëmijësh në një qendër tregtare në kryeqytet.
Dyshja do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të parë pas pesë vitesh që janë bashkë.
Së fundmi, Eni ka realizuar edhe një set fotografik për ta pasur kujtim nga pritja e ëmbël.
Në fotot që ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, gazetarja shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të bardhë, të ngushtë, që i tregon se sa shumë i është rritur barku.
“Ne të treja…”, shkroi ndër të tjera Vasili.
Eni do të sjellë në jetë dy vajza binjake, të cilat do të pagëzohen me emrat Sofi dhe Nikol.
Gjatë një interviste ajo zbuloi se Sofi është emri i gjyshes së Armandos, ndërsa Nikol është emri i babait të saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al