15 Janar, 2018

Probleme me gjumin? Këta 8 tinguj do t’ju ndihmojnë për gjumë të rehatshëm


audio-768x432

  1. Zhurma e bardhë

Nëse luftoni rregullisht me pagjumësinë, sigurohuni të jeni në dijeni të këtyre zgjidhjeve të lehta. Nëse përpiqeni të flini në një mjedis të zhurmshëm, zhurma e bardhë mund t’ju ndihmojnë t’ju zërë gjumi më lehtë. Por çfarë është zhurma e bardhë? Një përzierje e të gjitha frekuencave të zërit në të njëjtën kohë, në të njëjtin nivel intensiteti.

  1. Valët e Oqeanit

Nuk është çudi që valët e oqeanit janë një zgjedhje popullore për tingujt qetësues të gjumit. Për shumë njerëz, përplasja ritmike e ujit në rërë dhe në shkëmb mund të jetë meditues – dhe meditimi përmban disa përfitime të habitshme shëndetësore. Duke krijuar një gjendje mendore të relaksimit, kënaqësisë dhe fokusimit të butë, tingujt e valëve mund të jenë thellësisht relaksuese.

  1. Tinguj uji

Nuk janë vetëm valët e oqeanit që mund t’ju ndihmojnë të flini, Ndoshta dhe një zhurmë e lehtë shiu apo zhurma e rënies së ujit nga një ujëvarë janë po aq relaksuese e qetësuese e mund t’ju vënë në gjumë fare thjeshtë.

  1. Tingujt e natyrës

Makineritë dhe aplikacionet e ndryshme për t’ju ndihmuar të flini janë të mbushura me zhurmë pyjesh dhe shkretëtirash dhe ekziston një shkencë interesante prapa asaj çka natyra mund t’i krijojë mendjes suaj. Edhe studimet më të fundit I rekomandojnë tingujt e natyrës si një mënyrë për t’ju relaksuar e për t’ju ndihmuar të flini.

  1. Muzikë e qetë e relaksuese

Hulumtimet nga shkencëtarët në Universitetin Semmelweis të Hungarisë zbuluan se dëgjimi i muzikës klasike në kohën e gjumit ndihmon në përmirësimin e cilësisë së gjumit tek të rriturit me probleme gjumi. Mjafton të gjeni pak muzikë relaksuesee që ju pëlqen e pse jo të mos jetë kjo terapia që ju ndihmon të bëni një gjumë të qetë e të shëndetshëm.

  1. Zhurma rozë

Ju ndoshta kishit dëgjuar për zhurmën e bardhë, por zhurma rozë përbën vërtetë lajm. Është duke marrë shumë vëmendje këto ditë si një përforcues i mundshëm për gjumin. Ndryshe nga zhurma e bardhë, e cila jep intensitet të barabartë me të gjitha frekuencat e zërit, zhurma rozë krijon një ekuilibër të tingujve të lartë dhe të ulët të frekuencës që imitojnë shumë tinguj të gjetur në natyrë. Një numër studimesh të vogla kanë treguar se njerëzit të ekspozuar ndaj zhurmës rozë gjatë gjumit kalojnë më shumë kohë në gjumë të thellë dhe të ngadaltë.

  1. Zëra qetësues

Për disa njerëz, tingujt e zërave njerëzorë mbeten një mënyrë e mirë për t’i vënë në gjumë gjatë gjithë jetës së tyre. Nuk është kryesisht përmbajtja e asaj që thuhet, por toni dhe ritmi i zërave.

Burimi: Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al