Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Arbana Osmani ka një martesë 16-vjeçare me bashkëshortin e saj, Ardit Kero.
Edhe pse kanë kaq shumë vite bashkë, ata e kanë mbajtur jetën e tyre familjare thuajse hermetike. Por disa zhvillime të reja në jetën e tyre, duket se është paksa e vështirë që të mbahet e fshehur.
Së fundmi po përflitet se Arbana dhe Arditi kanë disa probleme në çift dhe burime për “iconstyle.al”, bëjnë të ditur se ata po shkojnë drejt ndarjes.
Osmani ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës private dhe ka arritur të mbrojë me fanatizëm familjen, duke pasur nga ana tjetër një karrierë shumë të suksesshme në televizionin “Top Channel”.
Ndërsa për bashkëshortin e saj dimë shumë pak dhe madje të pakta janë edhe fotot e tij që qarkullojnë në internet.
Arditi është 8 vite më i madh se Arbana dhe është financier me profesion. Ndërkohë ata kanë edhe një djalë që quhet Jon, që këtë mars mbush 4 vjeç.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al