11 Janar, 2018

Problemet pas lindjes, si ndryshon organi gjenital i femrave


Frika e të gjitha grave është se ndoshta vagina e tyre nuk do të kthehet më në gjendjen e mëparshme, dhe pas lindjes do të pësojë shumë ndryshime të cilat do të ndikojnë në aktivitetin seksual.pas-lindjes-1-1200x750

Ndryshimet që pëson zona vaginale pas lindjes!

  • Gjatë lindjes muksujt e kanalit të lindjes si edhe të vaginës do të hapen duke krijuar hapësirën e nevojshme që fëmija të dalë. Kjo mundësohet edhe nga veprimtaria e hormoneve.

  • Vagina do të kthehet në dimensionet e saj normale rreth 6 muaj pas lindjes. Pas rreth 40 ditësh mund të filloni të kryeni marrëdhënie seksuale.

  • Edhe pas 40 ditësh disa gra nuk mund të kryejnë marrëdhënie seksuale dhe kjo ndodh për shkak se ndiejnë bezdi në zonën e epiziotomisë dhe për pasojë edhe ku është qepur. Një tjetër problem mund të ishte edhe tharja vaginale gjatë aktit prandaj mund të përdorni lubrifikues.

  • Rënia e dëshirës për seks. Gruaja mund të mos ketë dëshirë për marrëdhënie dhe kjo mund të kthehet në një problem. Lodhja e thekson më tepër këtë mungesë të dëshirës dhe një ndër shkaktarët do të jetë edhe pika e mësipërme. Kjo gjë është më e theksuar sidomos gjatë gjidhënies.

  • Marrëdhënia nuk do të jetë më si më parë. Gratë vënë re se ndjenjat e tyre kanë ndryshuar dhe kjo shkaktohet nga hapja muskulare që ka ndodhur në zonën e vaginës gjatë lindjes. Në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë një pozicion i favorshëm që jep ndjesinë e ngushtimit. Gjithashtu duhet të kryeni edhe disa ushtrime që ju ndihmojnë në rikuperimin e kësaj zone./Pernenat.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al