19 Shtator, 2017

Produksioni i ri, nuk do të ketë ‘BB10’, por ‘Big Brother VIP’


 

Big Brother ka qenë për 9 edicione me radhë në krye të programeve më të ndjekura në Shqipëri, ku sigurisht personazhet që kanë marr pjesë aty janë bërë më vonë jo vetëm profile publike dhe të shoubizit, por kanë nisur një jetë të re me famën dhe publicitetin që ky program u ka dhënë .

Ndërkohë kohët e fundit në media është aluduar se programi do të mbyllet apo ndryshojë disi stil dhe axhendë, ardhur kjo edhe si rrjedhojë e largimit të autores së programit, italianes Alesia.

 

 

Burime për revistawho kanë thënë se Big Brother do të vazhdojë, por këtë herë me një ndryshim rrënjësor, ku nuk do jenë më njerëz të thjeshtë që bëhen banorë të tij, por personazhe të kategorisë vip. Nuk dihet se kur do nis programi dhe ende nuk është folur për pjesëmarrës apo detaje të tjera nga produksioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al