Katër kulla jane rrafshuar ne Kinen lindore, pasi projekti ishte braktisur se pronarit i kishin mbaruar parate dhe asnjehere nuk i finalizuan e as te populloheshin, duke ndenjur ashtu fantazme per gati 10 vjet.
Mediat e huaja shkruajne se blloqet e banesave, të gjitha 28 deri në 30 kate, ishin bosh që nga viti 2009 pasi sipërmarrësit iu mbaruan paratë dhe hoqi dorë nga projekti.
Projekti Vistaria Bay ishte menduar të ishte një kompleks rezidencial dhe u ndërtua pak metra larg nga deti në portin e Yantait, provinca Shandong në 2007. Se fundi kullat u shkatërruan me eksplozivë duke u shembur për vetëm 15 sekonda.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al