9 Tetor, 2017

Provokuese dhe sensuale, Rita Ora ‘ngre peshë’ rrugët e New York-ut


Një look seksi dhe provokativ ka shfaqur Rita Ora rrugëve të New Yourk-t . Këngëtarja 26-vjeçare shfaqet e veshur me të kuqe dhe me një palë sandale mjaft interesante të mbuluara nga gurë të shndritshëm që i zbulojnë këmbët mjaft bukur.

Rita duket sikur ‘kërcen’ dhe merr pozicione, ndërsa është duke xhiruar videon e saj të re. Ajo do të jetë në Londër në datën 12 nëntor si prezantuesja e MTV Europe .

Nuk e dimë nëse kjo video është për spektaklin që nderon me çmim këngët më të mira të Europës, apo bën pjesë në axhendën personale të Ritës. / TgCom/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al