10 Qershor, 2022

Pse Butrint Imeri nuk do që njerëzit të dinë rreth lidhjeve të tij?


Fjala e urtë popullore “Nuk mbulohet dielli me shoshë” duket se nuk ekziston në fjalorin e Butrint Imerit, i cili pavarësisht të gjitha fakteve vazhdon të mohojë se është në një lidhje.

Këngëtari i cili ka vite në tregun muzikor shqiptar ka mohuar gjithnjë zërat për romancë. Ai përfol gjatë në mediat online për një lidhje me moderatoren simpatike Kiara Tito vite më parë. Çifti u kapën mat teksa shijonin pushimet në të njëjtin vend apo pinin një kafe në një lokal të Prishtinës. Por sa herë që ata pyeteshin në media për një raport më shumë sesa shoqëror, dëgjonim vetëm mohime.

Megjithatë, provat ishin të pakontestueshme. E gjitha nisi nga një intervistë e Butrintit me Kiarën në 2018 kur ajo e puthi në studio e më pas duket se ata vijuan njohjen. Komentet n rrjetet sociale për njëri-tjetrin nuk mungonin teksa po ashtu Kiara ka amrrë pjesë në videoklipin e Butrintit “Hajt Hajt”. Nuk dihet arsyeja se përse ata u ndanë, ndonëse lart e poshtë thuhet se shkak është bërë nëna e Butrintit.

Ndërkohë prej dy vitesh ai përflitet për një lidhje me aktoren e re Olta Beqiri. Mediat kanë vënë re fotot e tyre në vende të njëjta gjë që u mohua lehtësisht nga Butrinti. Më pas ai është hapur mat me Oltën në momente të afërta.

Disa ditë më parë bënë xhiron e rrjetit dy foto ku dyshja dukeshin të përqafuar. Në një video që e fshiu shpejt Butrinti madje e quajti ‘kushërirë Oltën, ndonëse identiteti i saj ishte mëse i dukshëm.

Së fundmi ai ka publikuar editimin e bërë nga një faqe fansash ku në një foto të animuar Butrinti shihet i rrethuar nga vajza të ndryshme. “Butrinti është beqar” shkruhet në mbishkrimin e fotos teksa artisti shton: “Punë e mirë”.

Por, pse Butrint Imeri ashtu si shumë artistë të tjerë, dhe ndërkombëtarë, nuk duan që pubiku të dijë rreth lidhjeve të tyre?

Arsyeja numër një është privatësia. Jo çdo personazh i famshëm dëshiron që publiku të dijë se me kë po takohen. Jeta e tyre profesionale e dhe jeta personale janë dy gjëra të ndryshme dhe ata nuk duan që ato të përplasen. Kur një marrëdhënie është e hapur ndaj syrit publik, mund të çojë në gjëra shumë negative.

Një arsye tjetër pse të famshmëve nuk u pëlqen të zbulojnë statusin e tyre në lidhje është se ata duan të mbeten tërheqës për fansat e tyre të seksit të kundërt. Një yll si Burtinti nuk do të zbulojë se me kë është në lidhje në mënyrë që fansat e tij femra të mos shkëputen prej tij.

Nëse do hedhim një sy nga tregu ndërkombëtar, kujtojmë se këngëtari i R&B, Usher humbi mjaft nga ndjekëset e tij femra kur u martua. Është për këtë arsye që të famshmit nuk duan të dalin dhe të thonë se janë në lidhje. Ata duan që fansat e tyre t’i shohin ende si të palidhur dhe të dëshirueshëm.

Arsyeja e tretë pse të famshmit largohen nga publiku dhe media kur janë në lidhje është sepse ata po dalim me dikë që nuk duhet të dalin. Një shembull i bukur i këtij rasti është reperi AKA dhe Bonang Matheba. DJ Zinhle, mamaja e AKA-s tha se reperi ishte në lidhje me Bonang Matheba kur ajo ishte shtatzënë me dikë tjetër. Edhe të famshmit bëjnë gjëra jo të bukura dhe nuk duan që njerëzit t’i dinë.

Nuk e dimë se cila prej arsyeve të mësipërme është e vërtetë në rastin e Butrintit por jemi shumë kuriozë.

**Copyright Panoramaplus.com.al / Ndalohet ribotimi i artikullit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al