11 Dhjetor, 2024

Pse duhet të zgjohemi herët? Përfitimet e një mëngjesi të shëndetshëm


Ekspertët e shëndetit dhe psikologjisë sugjerojnë se ora ideale për t’u zgjuar është midis orës 6:00 dhe 7:00 të mëngjesit. Ky orar jo vetëm që ndihmon për të nisur ditën me energji, por kontribuon gjithashtu në stabilizimin e ritmeve biologjike të trupit.

Zgjedhja e një kohe të caktuar për t’u zgjuar është e rëndësishme për të arritur një gjumë cilësor, pasi trupi ka një ritëm natyror që ndihmon në prodhimin e hormoneve të nevojshme, si melatonina, e cila i ndihmon individët të flejnë thellë dhe të zgjohen të freskët.

Po ashtu, një zgjim i hershëm mund të kontribuojë në përmirësimin e produktivitetit dhe shëndetit mendor, pasi mund të ofrojë mundësinë për aktivitete të dobishme në mëngjes, siç është ushtrimi, meditimi ose leximi.

Nëse zgjohemi deri në orën 7:00 është një mundësi e shkëlqyer për të nisur ditën me një ritëm të shëndetshëm dhe për të kontribuar në mirëqenien e përgjithshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al