10 Tetor, 2017

“Pse e bëre mi nënë? Që të merren me mua”, Rita Lati tregon çfarë bën e bija për të tërhequr vëmendje


Roza Lati është një nga moderatoret dhe personazhet më pa komplekse dhe shpesh provokon me batutat e saj.

Por si është të jesh nëna e Rozës? Në një intervistë për “Ora news”, Rita Lati tregon me humor disa nga skenat që ndodhin me të bijën.

Si është të jesh mami dhe babai i Rozës?

“Është një çmenduri më vete. Me Rozën mos e pyet se ç’është, Roza jeton më vete, më në fund o Zot, kam shpëtuar. Më pëlqen, më pëlqen që jeton vetë, sepse kur jetoni vetëm bëheni më të ndërgjegjshme, e vlerësoni më shumë lekun, momentin, kohën”, shprehet Rita.

E ndërsa e pyetur nëse është shoqe apo nënë për të, Rita përgjigjet:

“S’kam qenë ndonjëherë mami për të, kemi qenë gjithmonë shoqe. O zot i madh ajo Roza, do më bëj ndonjëherë gjyshe? Do vdes më duket pa e provuar…

Kur dëgjoj që ja këput ndonjëherë dhe them o Zot pse e tha, kjo e thotë për kastile. Pse e the mi nënë? Që të merren me mua thotë dhe qesh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al