Harry Styles ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar ku ka mbajtur koncerte si pjesë të turneut të tij ‘Love On Tour’ në disa nga qytetet më të mëdha të vendit. Ai e nisi turneun në stadiumin ‘Ibrox’ të Glasgow më 11 qershor përpara se të ngjitej në ‘Emirates Old Trafford’ të Mançesterit.
Më pas, 28-vjeçari performoi dy netë në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës këtë fundjavë dhe më pas do të shkojë në Dublin, Irlandë. Nëse keni parë video nga koncertet në rrjetet sociale, mund të keni vënë re se turma thërret “Lëre Amerikën”(Leave America) në çdo vend, por pse?
Gjatë koncertit të parë në Mbretërinë e Bashkuar, Harry këndoi këngën e tij të re shumë të dashur ‘As It Was’, e cila përmban vargun e famshëm. “Go home, get ahead, light-speed internet/ I don’t wanna talk about the way that it was. Leave America, two kids follow her, I don’t wanna talk about who’s doin’ it first.”
View this post on Instagram
Kur Harry këndon fjalët “Leave America”, fansat britanikë i bërtasin fjalët pasi duan që ai të largohet nga SHBA. Këngëtari ka lindur në Worcestershire, por që pasi u bë i famshëm ai e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në Shtetet e Bashkuara. Harry jeton atje ku edhe bën shumë koncerte dhe fansat e tij britanikë shpesh ndihen paksa të neglizhuar duke pasur parasysh se Britania është vendi i tij.
Kështu, fansat kanë filluar të bërtasin frazën në këngë që t’i bëjnë të ditur yllit se duan që ai të kthehet në Britani. Momenti është bërë viral në rrjetet sociale:
uk fans decided to remind harry styles where he comes from and yelled “leave america” as loud as they could pic.twitter.com/sGIvPRRA0l
— ivy (@ohhhhherewego) June 15, 2022
Trend në Twitter:
“Gjëja më e mirë në koncertet e Harry, është të shohësh të gjitha turmat e ndryshme që bërtasin “lëre Amerikën” çdo natë.”
best thing about being on harry styles tiktok is seeing all the different crowds screaming ‘leave america’ at him every night ??
— ????? (@idkitsem) June 17, 2022
“Nuk kam bërtitur kurrë aq fort në jetën time sa kam bërtitur duke i thënë Harry Styles të largohet nga Amerika sot”.
i have never screamed as loud in my life as i did telling mr harry styles to leave america today
— soap ≅? (@sophieg182) June 17, 2022
Njerëzit në koncertet e Harry Styles:
people at harry styles’ concerts:
??LEAVE two kids
AMERICA!!!!!?? follow her pic.twitter.com/qNdWS9AB9q— glo ? (@Gloria_tpwk_) June 17, 2022
Turma mund të dëgjohet në gjithë qytetin:
Crying laughing. That “leave America” tonight was PERSONAL. Well done to every Harry Styles fan in Manchester. pic.twitter.com/cAifqQqae8
— Rosie. (@rskrr) June 16, 2022
Ndërkohë Harry:
uk fans: LEAVE AMERICA
harry styles: pic.twitter.com/EMSX0yhmOp
— ivy (@ohhhhherewego) June 15, 2022
Këngëtari ka tre shtëpi në Londër dhe një në New York, si dhe disa në Los Angeles. Harry është në lidhje me aktoren dhe regjisoren amerikane Olivia Wilde që nga fundi i vitit 2020, pasi punuan së bashku në filmin ‘Don’t Worry Darling’, kështu që nuk është për t’u habitur që ai kalon shumë kohë në SHBA. 28-vjeçari bleu shtëpinë e tij të parë në Beverly Hills në mars 2014. Pastaj, ai bleu një tjetër në Sunset Strip.
Blerja e tij më e fundit ishte një shtëpi në LA, ku jeton me Olivia Wilde. Nuk ka gjasa që Harry të largohet nga Amerika së shpejti, por ne mund të shpresojmë!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al
View this post on Instagram