30 Nëntor, 2017

Pse femrave iu pëlqen të flirtojnë edhe kur janë të lumtura me partnerin?


Ndiheni këndshëm dhe emocionalisht e ekzaltuar kur një mashkull që ndodhet pranë jush, ju shikon, buzëqesh apo edhe ju prek? Filloni mendoni se cilat janë arsyet se pse ndodh kjo dhe a është gjithçka në rregull në marrëdhënien me partnerin tuaj? Mos u alarmoni! Dëshira për të flirtuar është po kaq njerëzore dhe e natyrshme sa edhe dashuria apo  besnikëria.

Hulumtimi në të cilin kanë marrë pjesë 1.300 veta ka treguar se 62 për qind e njerëzve të cilët kanë lidhje të lumtur së paku njëherë në vit flirtojnë me dikë tjetër.

Veç kësaj, 19 për qind e tyre kanë zbuluar se si ndjenjën e këndshme të flirtit e përjetojnë së paku një herë në javë. Duke e vështruar nga ana shkencore, studimi tregoi se ajo që ndieni fizikisht kur zemra ju kërcen nga eksitimi, është vetëm përgjigje e organizmit tuaj ndaj stresit, lodhjes dhe dëshirës për të bërë apo ndjerë diçka përtej rutinës.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al