Hailey Bieber po përballet me ligjin.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga E!News, 25-vjeçarja është paditur për shkelje të copyright të emrit të markës së saj tregtare të sapolançuar, Rhode, (gjithashtu emri i saj i mesëm). Por, ky emër është përdorur nga një kompani mode e krijuar në 2013.
Në ankesën e depozituar në New York, themeluesit e kompanisë së modës, Purna Khatau dhe Phoebe Vickers – të cilët citojnë markën e tyre si të veshur nga yje, përfshirë Beyoncé, Tracee Ellis Ross dhe Lupita Nyong’o – deklarojnë se “nuk ka dyshim se znj. Bieber dhe kompania e saj e njohin kompaninë Rhode.”
“Në të vërtetë, ajo më parë kërkoi të blinte të drejtat për të përdorur emrin e kompanisë, gjë që u refuzua”-vëren dokumenti. “Duke pasur parasysh sakrificat që kishin bërë për të ndërtuar markën, Khatau dhe Vickers refuzuan. Marka RHODE është pasuria e tyre më e rëndësishme. Por zonja Bieber, e cila me siguri mund ta përdorë famën e saj në sukses me një linjë bukurie të markave të ndryshme, me sa duket nuk e bën këtë.”
Gjithashtu, në deklaratë, Vickers përmendi edhe një situatë, ku në TikTok, Hailey iu përgjigj një fanseje e cila e pyeti nëse do të krijonte një linjë veshjesh me të njëjtin emër. “Veshjet po vijnë”, – u shpreh Hailey.
Përveç dosjes, bashkëthemeluesit e kompanisë ndanë një deklaratë në rrjetet sociale të markës së tyre më 21 qershor. “Nëntë vjet më parë, ne lamë punët tona dhe themeluam Rhode nga apartamenti ynë, duke krijuar një kompani mode nga asgjëja. Ne jemi dy gra sipërmarrëse që u takuam në kolegj, ndërtuam markën RHODE dhe punuam shumë vite në kompaninë tonë. Sot, ne u detyruam të ngremë një padi kundër Hailey Bieber dhe linjës së saj të re të kujdesit të lëkurës që u lançua javën e kaluar dhe që përdor emrin ‘rhode’. Ne nuk donim ta bënim këtë padi, por duhej ta bënim për të mbrojtur biznesin tonë”.- shkruanin ato.
Duke vënë në dukje se ata “e admirojnë” modelen deklarata vazhdon: “Ne kemi vetëm emrin e markës “RHODE” që kemi ndërtuar. Kjo është arsyeja pse ne nuk i kemi shitur asaj markën tonë kur ajo e kërkoi katër vite më parë dhe pse i kërkojmë tani që të ndryshojë emrin e linjës së saj të kujdesit të lëkurës. Përdorimi i emrit tonë po dëmton kompaninë tonë, punonjësit tanë, klientët tanë dhe partnerët tanë.”
Në ditën e prezantimit, modelja e martuar me Justin Bieber foli për lidhjen e saj personale me emrin e markës. “Ju e dini, padyshim që është emri im i mesëm – është gjithashtu emri i mesëm i nënës sime,” tha ajo gjatë intervistës së saj të 15 qershorit me ‘Good Morning America’. “Pra, doja që të ishte kjo lidhje me prejardhjen familjare. Mësova shumë për kujdesin e lëkurës nga nëna ime.”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al