Ndonëse ka publikuar disa foto me të bijën në rrjete sociale, Amarda Toska është munduar që të mos ia publikojë portretin të plotë. Ditën e djeshme, moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram një foto tjetër me Sian, fytyra e së cilës nuk dukej.
Nisur nga kjo, gjatë një bisede virtuale me fansat në Instastory, Amarda u pyet: “Pse nuk e tregon vajzën, çdo herë ia fsheh fytyrën?!”.
Toska iu përgjigj: “E fsheh kur të dua dhe e tregoj kur të dua e dashur!”, duke e shoqëruar këtë edhe me një foto të Sias, në të cilën i duket fytyra.
Prej disa vitesh, Amarda i është përkushtuar biznesit dhe nuk ka qenë më pjesë e televizionit. E pyetur nëse do të rikthehet, ajo tha:
“Nuk i dihet asnjëherë! Gjatë kësaj periudhe, projektet që më janë ofruar nuk kanë peshuar më shumë se ç’mund të bëj unë me kohën që do më mbajnë të angazhuar!”.
“Sa kohë harxhon në shtëpi me familjen?”, e pyeti një tjetër, së cilës Amarda ia ktheu: “Në shtëpi të gjithë bashkë ndoshta jo dhe aq, por kudo ku mundemi të shkojmë apo të jemi pranë njëri-tjetrit! Shfrytëzojeni çdo mundësi për të krijuar kujtime të bukura!”.
Si e ka bërë Ermali për vetë? Amarda e ka një përgjigje edhe për këtë!
“Ja kshu me një kafe, ca batuta, ca surpriza dhe shuuumë kujdes që gjithë kohës të më kishte në mbikëqyrje… Me gjëra të vogla domethënë…”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al