Pandemia bëri që shumë artistë të fushës së muzikës të vononin ose të shtynin projektet e reja për publikun.
Një ndër to është edhe Eni Koçi, e cila mbrëmë ka gjetur pak kohë për ndjekësit dhe i është përgjigjur pyetjeve të tyre.
Ndonëse nuk ka qenë aktive, Eni ka treguar se nuk ka hequr dorë nga muzika.
“Jo, nuk e kam lënë. Muzika është një gjë shumë shpirtërore, nuk është thjesht punë.
Situata aktuale ka ndikuar tek secili prej nesh në anën psikologjike dhe mendoj që çdo projekt do qetësinë e duhur për t’u punuar.
Gjithashtu, këtë vit diplomohem, kështu që prioriteti im ka qenë universiteti”, iu përgjigj këngëtarja ndjekësit.
Eni prej vitesh po shijon një histori dashurie me këngëtarin Genc Prelvukaj.
Së fundmi dyshja udhëtoi drejt vendlindjes së Koçit, në Berat, ku drekuan nën shoqërinë e familjes së Prelvukajt.
Me këtë rast, Eni tregoi edhe raportet e mira që ka me babain e partnerit, pra me vjehrrin e saj, i cili shfaqej duke kënduar në videot që ajo publikoi në rrjete sociale.
Si Eni, ashtu edhe Genci, e kanë kaluar Covid-19 me shqetësime të vogla.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al