Princi Harry dhe Meghan Markle ose u refuzuan mizorisht nga ndihmësit kur i kërkuan mbretëreshës Elizabeth të pozonte për foto me vajzën e tyre Lilibet Diana javën e kaluar – ose ata ishin thjesht shumë të sjellshëm për të shqetësuar gjyshen e tyre për një foto- dy janë teoritë që po qakullojnë lidhur me pyetjen se pse Mbretëresha Elizabeth nuk bëri foto me stërmbesën e saj.
Pretendimet kontradiktore mbi një kërkesë të supozuar për fotografi janë bërë virale që kur çifti prezantoi Lilibet me Mbretëreshën për herë të parë të mërkurën e kaluar, pasi kishte udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në festimet e Jubileut Platinium. Raportet nga shumë media të tjera pretendojnë se Harry dhe Markle donin që fotografi i tyre personal të bënte foto të lumtura të Mbretëreshës dhe Lilibet – por nuk u prnuan.
Sipas një burimi anonim, atyre u është thënë: “Nuk ka mundësi. Ishte një ngjarje private familjare,” raportoi fillimisht The Sun. Ai burim pretendoi gjithashtu se ndihmësit e Mbretëreshës ishin të shqetësuar se Harry dhe Markle do t’i publikonin fotot në rrjetet televizive amerikane.
Sidoqoftë, një burim tjetër i tha The Post se pretendimi është i pavërtetë. “Ata thjesht shijuan një vizitë private dhe intime me Mbretëreshën,” tha burimi, duke shtuar se Harry dhe Markle as nuk u munduan të kërkonin foto pasi monarkja 96-vjeçar nuk po ndihej mirë.
Lilibet – e cila festoi ditëlindjen e saj të parë ndërsa ishte në Britani – është stërmbesa dhe adashja e Mbretëreshës. Burimi tha për “New York Post” se Harry dhe Markle morën gjithashtu Lilibet për të takuar Mbretëreshën për herë të dytë të premten. Të nesërmen, çifti organizoi një festë të vogël për vajzën e tyre për të shënuar ditëlindjen e saj të parë. Më pas ata publikuan një foto të vogëlushes, e cila ishte bërë në atë festë.
Ajo është vetëm fotoja e dytë që çifti ka nxjerrë të vajzës së tyre, pasi ajo u shfaq në kartolinën e Krishtlindjeve familjare vitin e kaluar.
Ndërsa Harry dhe Markle thuhet se gëzojnë një marrëdhënie të ngrohtë me Mbretëreshën, lidhjet e tyre me anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore thuhet se janë shumë më të tensionuara. Gjatë intervistës së bujshme të tyre me Oprah Winfrey 14 muaj më parë., çifti hodhi akuza për racizëm ndaj një anëtari të paidentifikuar të Familjes Mbretërore, duke thënë se “kishte shqetësime se sa e errët” do të ishte lëkura e djalit të tyre Archie. Ndërkohë, Markle pretendoi se kunata Kate, e bëri të qante gjatë një grindjeje për veshjet e dasmës përpara dasmës së saj me Harry-n.
Është e paqartë nëse dy kunatat kanë pasur ndonjë kontakt që nga intervista. Ndërkohë, Harry thuhet se është i ndarë nga vëllai, Princi William.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al