Këngëtari Bardhi mbrëmjen e djeshme u suprizua nga motra e tij në “BBVIP”, e cila nuk pranoi që të takonte të dashurën e të vëllait, Sarën brenda shtëpië.
Gjatë një bisede me Meritonin, ky i fundit i tha ish-missit se motra e partnerit të saj e bëri këtë veprim sepse ka shikuar disa gabime që ajo ka bërë në raport me këngëtarin.
Ndërsa Sara u shpreh se ka momente që e përfshin lojën në veprimet e saj përveç marrëdhënies që ka me Bardhin, teksa shtoi se e din kush është dhe nëse familjarët e partnerit të saj do kenë intersin që ta njohin jashtë, ata do ta mësojnë se kush është ajo në të vërtetë.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Pse mendon ti që nuk të takoi sot motra e Bardhit?
Sara: Nuk e di, ti pse mendon?
Meritoni: A e ke menduar ndonjëherë?
Sara: Jo, por ti pse mendon? Ti si shok i mirë ma jep përgjigjen
Meritoni: Unë mendoj që ndoshta ka parë disa gabime që ke bërë ti ndaj raportit me Bardhin
Sara: Ndoshta nuk i ka pëlqyer sjellja ime deri tani. Ka momente që unë fus lojën në veprimet e mija përveç marrëdhënies time, dhe unë jam shumë e ndërgjegjëshme për këtë gjë. Por unë e di kush jam jashtë dhe nëse ata do kenë interesin të më njohin do e mësojnë shumë mirë se si jam.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al