Aktorja Monika Lubonja është një nga ish-banoret e “Big Brother Vip” që komentohet ende shumë, për shkak të deklaratave që herë pas here jep për ish-banorët e tjerë.
Së fundmi aktorja realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sërish rrëfeu gjëra të reja rreth raportit të saj me ish-banorët e tjerë, por edhe në lidhje me jetën e saj private.
Historia e divorcit të Monika Lubonjës me ish-partnerin e saj u komentua shumë në rrjet për shkak të deklaratave të njëpasnjëshme nga ana e saj, por edhe nga miqtë e Genci Paskos, ish-zv.ministrit të ndjerë të Turizmit. Mirëpo, një ndjekës e pyeti aktoren në Instagramin e saj, pse nuk martohet.
“Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?” – shkruan ndjekësi.
“Sepse jam në kërkim, nuk ka dalë akoma princi”– u përgjigj Monika Lubonja duke qeshur.
Në bisedën e saj me ndjekësit nuk kanë munguar pyetjet rreth ish-banorëve të BBV, të cilave aktorja nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet.
Ja disa nga pyetjet:
Pyetje: E ke takuar Arjolën jashtë kamerave?
“E dashur, jemi takuar kemi pirë kafe, kemi folur shumë gjatë me njëra-tjetrën dhe shumë shpejt do të ulemi të hajmë dhe me bebat e Arjolë darka shumë të gjata”
Pyetje: Na mungojnë momenetet e tua në BBV
“Më prit se do të futem në BB2 vetëm për ty”
Pyetje: Si të duken Pm dhe Sarah dhe a ke ndonjë foto me ta?
“Pm dhe Sarah janë çifti më i bukur dhe më i sinqertë që kemi, dje kemi qenë të tre bashkë, kemi darkuar, kemi folur për shumë gjëra të bukura. Unë i përqafoj fort se janë të dy shumë të mrekullueshëm”
Pyetje: Çfarë u bë me atë udhëtimin që do bënit me Einxhel dhe gocat e BBV apo u harrua?
“Folëm atëhere kur Einxheli… Tani Einxheli nuk ka kohë, duhet të shijojë Dagzin, më vonë kemi kohë akoma më vonë”
Pyetje: Si tu duk kënga e Triksës?
“E ndjerë, ashtu siç është vetë Triksa, loqkë e bukur, suksese të tjera edhe mos harro jetë, jep shumë edhe në shpirt”
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al