19 Maj, 2022

Pse stili unik i ‘Bridgerton’ është bërë po aq i famshëm sa seriali?


Në dy vitet që nga premiera e ‘Bridgerton’, seriali i Netflix ka sjellë një stil të veçantë që ka gjetur rrugën e tij në modën moderne.

Dy nga modelet më të famshme në botë si Bella Hadid dhe Kendall Jenner janë veshur shpesh me korse dhe bizhuteri delikate, madje edhe ‘Instituti i Kostumeve’ zgjodhi Gilded Glamour si kodin e veshjes të ‘Met Gala’ për 2022, referuar Epokës së Artë, periudha rreth 1870-1890 që karakterizohej nga fuqizimi ekonomik, industrializimi dhe madhështia.

Dizajnerja e kostumeve të sezonit të dytë të Bridgerton, Sophie Canale, vlerëson “Bridgerton” dhe seriale të tjera si ajo për frymëzimin e këtij bashkimi të epokave të ndryshme në modë. “E bukura e këtyre serialeve është se marrin një dramë të asaj periudhe dhe e sjellin në botën bashkëkohore për një audiencë të re.”

Ajo vuri në dukje se trendet zakonisht rikthehen pas një cikli 30-vjeçar – në këtë rast: fillimi i viteve ’90 aktualisht po përjeton një ringjallje – por Bridgerton i ka çuar njerëzit edhe më tej në kohë, duke ofruar burime të reja frymëzimi. Sophie tha: “Është e shkëlqyer.”

Po aq gjeniale janë edhe dizajnet e Sophie, të cilat përdorin pëlhura, ngjyra dhe prerje të ndryshme, për të çuar më tej zhvillimin e një personazhi. Për shembull, Daphne kishte një pamje rinore në sezonin e parë, por tani vesh fustane më të gjatë për të theksuar statusin e saj të ri si dukeshë. Eloise, një personazh që ofron pak më shumë “larmi”, sipas Sophie, kaloi në një pamje më të buta.

Sophie bëri më shumë përpjekje për të krijuar kostumet e Sharmas, duke thënë: “Ishte gjithmonë afër zemrës sime që kur lexova skenarin dhe e dija që familja ishte me origjinë indiane.”

Sophie tha se ajo dhe Chris Van Dusen vendosën të inkorporojnë modën e Azisë Jugore në stilet tipike, duke vënë në dukje se ajo zgjodhi tonet e ngjyrave të xhevahirit për Kate Sharma. Kjo u bë përmes aksesorëve të Simone dhe Charithra Chandra, teksa Sophie shpjegon se janë detajet e vogla që kompletojnë një look.

Charithra, e cila luan Edwina Sharma, tha se zbukurimet dhe detajet e tjera ishin të vogla, por me shije. “Ajo që më pëlqeu,” tha ajo në një intervistë, “ishte se kishte shumë referenca ndaj pëlhurave indiane dhe modeleve indiane, që vetëm aziatikët jugori merrnin më parë. Kështu që është diçka e madhe për komunitetin tonë.”

Edhe Nicola Coughlan i tha E! News se kostumet janë pjesë përbërëse e performancës së saj pasi të bën të jesh ndryshe. “Kjo me të vërtetë të transporton në botë,” tha ajo. “Kur futesh në një sallë vallëzimi dhe sheh qindra persona me këto kostume dhe je në këto vende luksoze – kjo i bën diçka trurit dhe të shtyn të mendosh, “Ne jemi në botën e Bridgerton tani.”

Sophie tha:“Është një shfaqje kaq e shpejtë saqë është aty për të gjithë për të përvetësuar dhe kapur atë që mund të shohin, përveç kuptimeve të fshehura.”

Disa personazhe mund të shihen të veshur me një fustan të veshur më parë nga një yll tjetër. Sophie tha se ajo dhe ekipi i saj shpesh marrin fustane të veshur nga aktorë kryesorë si Simone dhe i ripërdorin ato për personazhe dytësore, siç është zakon midis stilistëve të kostumeve. Sophie shpjegoi, “Unë mendoj se ne duhet të kuptojmë se sa i madh është seriali dhe shpenzimet e kota, kështu që mendoj se është e mrekullueshme.”

Çfarë do ndodh me kostumet pasi të përfundojë Bridgerton? Sophie ka disa ide: “Do të ishte absolutisht bukur të kisha një ekspozitë teksa gjithashtu të gjithë ndjekësit në Instagramin tim kërkojnë një libër.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al