3 Shkurt, 2021

Pse zgjodhën emrin Poem Blu dhe a është në planet e afërta një fëmijë tjetër, Sara Hoxha përgjigjet për të gjitha


Sara Hoxha dhe Ledri Vula po shijojnë emocionet e të qenit prind për herë të parë.

sara hoxha ledri vula (4)

Dyshja u bekua me një vajzë vitin e kaluar, të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu.

sara hoxha ledri vula (7)

Mirëpo, ky emër i veçantë i ka bërë të gjithë ndjekësit kuriozë të dinë se ç’kuptim ka dhe si çifti e përzgjodhi atë për vogëlushen.

sara hoxha ledri vula (3)

Sara zgjodhi që të na shuajë kureshtjen të gjithëve mbrëmë. Ajo ka treguar se në fakt, këtë emër nuk e ka menduar as ajo e as Ledri, por ka qenë sugjerim i një ndjekëseje.

sara hoxha ledri vula (11)

Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falënderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush ka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë të falënderoj nga zemra”, zbuloi Sara gjatë një bisede virtuale me fansat në Instagram.

sara hoxha ledri vula (12)

Ndër të tjera, Hoxha zbuloi se Poem e ka lindur vetë dhe se procesi ka zgjatur shumë. E vogla ushqehet me qumësht gjiri.

sara hoxha ledri vula (1)

sara hoxha ledri vula (8)

Sa do të doja t’ua tregoja! Pata momentet më të vështira, por jam shumë e lumtur që më në fund e kuptuam! Ishte shumë e rëndësishme për mua. Unë e nënvlerësoja realisht ushqyerjen me gji dhe mendoj se nënat duhet të jenë më shumë të vetëdijshme dhe të edukuara lidhur me këtë çështje”, shkroi Sara.

sara hoxha ledri vula (9)

Nuk mungoi as pyetja për një vëlla apo motër për Poem Blu, së cilës Sara iu përgjigj:

Po prit njëherë të harrojmë traumat e lindjes së parë, se është akoma herët. Dhe ta shijojmë dhe pak Poem mirë e mirë”.

sara hoxha ledri vula (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al