8 Dhjetor, 2017

Psikologia: Këngët e Krishtlindjeve kanë efekt negativ


Rezulton se këngët e Krishtlindjeve në t vërtetë na ndalojnë nga të qenit në gjendje të përqendrohemi në ndonjë gjë tjetër përveç mishit dhe verës…

istock-505236396

Sipas psikologes Linda Blair, të dëgjosh”Babgjyshi po vjen në qytet” në përsëritje mund të ketë efekt negativ në trurin tuaj.

“Njerëzit që punojnë në dyqanet në Krishtlindje duhet të rregullojnë muzikën e Krishtlindjeve, sepse nëse nuk e bëjnë, kjo me të vërtetë ju ndalon të përqëndroheni në ndonjë gjë tjetër veç mendimit se çfarë do të bëjnë për festat”, tha ajo për Sky News.

“Ju thjesht po shpenzoni gjithë energjinë tuaj duke u përpjekur të mos dëgjoni atë që po dëgjoni”.

Mund të mos duket si një surprizë për ju se dëgjimi i muzikës së Krishtlindjeve herë pas here nuk është gjëja më e mirë për përqendrimin e personave apo nivelet e shëndetit, megjithatë, studimet tregojnë se arritja e një ekuilibri të mirë midis atmosferës festive dhe muzikës mund të ndikojë pozitivisht në mjedisin e blerjeve , duke i bërë klientët më të lumtur.

Një studim i vitit 2005 zbuloi se kur u arrit kjo simetri e përsosur mes këngës dhe atmosferës, inkurajoi njerëzit që të shpenzonin më shumë kohë në një dyqan dhe më pas të rriteshin shitjet.

Megjithatë, disa lloje të muzikës janë më efektive se të tjerat, shpjegon profesori i marketingut Eric Spangenberg, i cili ka studiuar efektin e muzikës festive në mjediset e shitjes me pakicë.

Ai thotë se këngët e qeta i bëjnë blerësit të qëndrojnë më gjatë në dyqane, ndërsa meloditë me ritme të shpejta mund të nxisin konsumatorët të ikin shumë më shpejt.

Burimi: Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al