”E dashur Alex,
Telefonata jote më tronditi. Në një farë mënyre, disa numra, takime dhe fatura janë shtuar që nga letra jote e fundit dhe të të dëgjoja zërin ishte si të gjeja një pjesë në një libër që e kam lexuar pak kohë më parë—që më kishte goditur dhe si pasojë e kisha nënvizuar— dhe të zbuloja që ajo ende ka vlerë, ende të emocionon.
Diçka e rrezikshme, kjo harresë, pasojë ose zgjatim i okupimit tim aktual. Është interesante, që kam dalë si një nga ‘të rinjtë premtues’ të Biznesit Ndërkombëtar dhe të gjithë më rrahin shpatullat dhe vlerësojnë punën time.” -shkruan ai.
Obama u njoh me McNear në California Occidental College, ku ai ka filluar karrierën universitare. Letrat, megjithatë, janë shkruar pasi ai u shpërngul në Universitetin e Columbia-s në New York. Mund të ndihet aroma e një marrëdhënieje në largësi nga fjalët e shkruara në mënyrë aq të bukur. “Të mendoj shpesh, edhe pse jam konfuz për ndjenjat e mia”, shkruan Obama në një letër tjetër të vitit 1983. “Duket sikur ne nuk do të duam kurrë atë që nuk mund të kemi, kjo na pengon, kjo na mban të ndarë”.
Kopje të letrave do të shfaqen për t’u parë nga publiku në Bibliotekën Rose të Emory-t, të premten, më 20 tetor, nga ora 2 p.m. -4 p.m. Dokumentet tani iu bashkohen materialeve të tjera kërkimore mbi historinë dhe kulturën afroamerikane në universitet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al