23 Prill, 2022

Publikohen pamjet nga darka private/ Bruno i tensionuar me Florianën: Ku po shkon me c*ca jashtë?


Dy çiftet e këtij sezoni të “Për’puthen”, Erioni-Mikela dhe Bruno-Floriana, janë rikthyer sonte në programin e dashurisë sepse ka qenë nata e fundit e “PRIME”.

Floriana i kishte bërë Brunos një lojë që e acaroi jo pak. E veshur në mënyrë ekstravagante, ajo shkoi në restorantin ku Bruno po e priste për të darkuar. Menjëherë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” filloi ta pyeste për dekoltenë e hapur. “Ku po shkon me c*ca jashtë?”- e pyet ai, ndërsa Ana iu përgjigj se “do të bëjë një set fotografik”.

Bukuroshja vazhdoi të aktronte teksa kamerat filmonin momentin, por Bruno e kuptoi se gjithçka ishte një lojë.

Një muaj më parë ai doli çift nga emisioni me Floriana Gjini. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave. Në një mujorin e lidhjes dhe largimit të tyre nga emisioni i dashurisë, Bruno ndau një foto me të dashurën e tyre duke e ‘uruar’ publikisht.

Ndonëse kanë dalë nga programi i famshëm çifti ka treguar në intervista se nuk ka ndërmend të marrë hapa të mëdha në lidhjen e tyre, duke thënë se duan t’i marrin hapat me ngadalë. Madje, ata janë të kursyer edhe në rrjetet sociale ku nuk postojnë shumë foto së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al