11 Mars, 2022

Publikohen pamjet/ Ori Nebijaj dikur pjesë e një programi dashurie, ja çfarë ndodhi me historinë e saj


Është e vërtetë që programet e dashurisë si “Për’puthen” apo “Love Story” janë trend në ekranet shqiptare vitet e fundit, por nuk kanë munguar as para shumë kohësh.

Këtë gjë na e ka rikthyer në vëmendje Ori Nebiaj, prezantuesja e njohur, e cila dikur është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë. Bëhet fjalë për një emision të para shumë vitesh të quajtur “Kupid” i cili drejtohej nga Albana Osmani.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Ëndërrtjerrësit” për herë të parë u shfaqën pamjet nga emisioni me Orin protagoniste. Asokohe, ajo kishte takuar një djalë me emrin Armandon me të cilin siç tregoi sonte moderatorja nuk zhvilloi më asnjë takim tjetër.

Me nota humori ajo u shpreh se ‘detyroi’ motrat që të ulnin automatin në orarin e transmetimit të emisionit në mënyrë që të mos e shihnin prindërit.

“Unë atëherë bëja një Top Select të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. Kupidi e bëri punën e tij”, tha Ori.

Nuk dimë të themi se si erdhën rrethanat e pjesëmarrjes së Orit në këtë emision, por tanimë ajo është shumë private për jetën e saj dhe nuk dihet asgjë rreth statusit të moderatores.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al