7 Nëntor, 2017

Publikohet foto nudo e Sia-s, gjesti i këngëtares do t’u shkrijë së qeshuri


Sia është padyshim një nga ikonat e muzikës e cila nuk njihet për skandale. Por duket se disa paparacë po mundohen të bëjnë para me një foto nudo të këngëtares, fotografuar nga pushimet private të saj.

Por reagimi i Sia-s pas qarkullimit të këtij lajmi i  ka bërë të gjithë të qeshin, pasi ajo e ka marrë me sportivitet të madhe, duke e publikuar vetë foton në Twitter.

“Dikush është duke u përpjekur të bëj lekë duke u shitur fansave të mi foton time nudo. Kursejini paratë, ja ku është falas për të gjithë. Çdo ditë është Krishtlindje”, ka shkruar ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al