14 Shkurt, 2022

Publikohet fotoja e Marina Vjollcës me të bijën


Marina është bërë nënë vetëm pak muaj më parë. Tashmë koha e moderatores ndahet mes vogëlushes Marget dhe angazhimit të saj si moderatore e “Klanifornia”. Por në rrjetet sociale, ajo ka preferuar të mos zbulojë imazhin e vogëlushes, duke u mjaftuar vetëm me foton e dorës.

Prezantuesja ka zgjedhur të publikojë pjesë nga rutina e saj e re, por jo të na prezantojë me Marget.

Ndaj kur shohim të tilla imazhe, na bën shumë çudi kur shohim një foto kaq të ëmbël. Ashtu sim und të dallohet, mami Marina ka pozuar me vajzën e saj në krah. Mund të themi se kjo është poza e parë e vajzës së Marinës dhe Getoarit, por me siguri nuk do të jetë e fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al