9 Nëntor, 2017

Publikohet një video e rrallë e Adelinës, si dukej këngëtarja në vitin 1989


Ajo njihet padyshim si diva e muzikës. Është kjo këngëtarja e njohur Adelina Ismajli e cila që në moshë të re filloi të merrej me muzikë ku ishte pjesëmarrëse në shumë festivale për fëmijë, transmeton Gazeta Express.

Energjike në skenë, kështu njihet gjithmonë Adelina. Madje këtë mund ta vëreni përmes një video që është publikuar së fundmi nga arkivat ku ajo shihet në një intervistë të rrallë e cila është realizuar në vitin 1989, shkruan Express. Në atë kohë, Adelina uronte të gjithë shqiptarët për vitin e ri.

Kujtojmë se tashmë Adelina është më pak aktive në skenën muzikore, pasi që tani është shumë e përkushtuar ndaj bashkëshortit dhe djalit të saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al