Emily Ratajkowski i ka lënë të gjithë pa fjalë me linjat perfekte që ka arritur vetëm pak kohë pasi solli në jetë një djalë.
Supermodelja ka ndarë me të gjithë në rrjete sociale disa foto me të birin në krah, Sylvester, teksa pozojnë të dy me rroba banje, shkruan “Daily Mail”.
Me rastin e 30-vjetorit të lindjes, modelja zgjodhi të bënte disa ditë pushim, së bashku me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard.
Të gjithë u habitën me linjat trupore të Emily-t, sidomos me barkun e sheshtë dhe të tonifikuar.
Megjithatë, këto foto ngjallën edhe shumë kritika. Shkak u bë mënyra se si modelja po mbante djalin, pasi koka e tij nuk ishte e mbështetur dhe këmbët ishin po ashtu të varura.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al