Scott Disick është kritikuar për publikimin e një fotoje të të dashurës së tij 19-vjeçare, Amelia Hamlin, në të cilën shihet pothuajse lakuriq.
Ish-bashkëshorti i Kourtney Kardashian, u kritikua për faktin se fotoja është e papërshtatshme për një adoleshente si Amelia, raporton “The Sun”.
Modelja shihej me të brendshme në ngjyrë rozë, që i zbulonin pothuajse gjithçka.
19-vjeçarja shihet me kurriz nga kamera, teksa po përpiqej të arrinte diçka lart në raftin e librave.
Scott e ndau publikisht imazhin me të gjithë në Instastory, krah së cilës shkroi: “Pak më lart, pothuajse atje”.
Nga ana tjetër, Amelia publikoi disa imazhe të tjera ku shihej përballë kamerës, teksa reklamonte të brendshmet që kishte veshur.
Shumë fansa e kanë cilësuar këtë veprim të Sçot si mosrespekt kundrejt modeles, për shkak të hendekut të madhe të moshës midis tyre.
Scott dhe Amelia u lidhën vitin e kaluar, por modelja e bëri publike romancën e tyre një ditë përpara festës së të dashuruarve.
Scott ka qenë me Kourtney-n për dhjetë vjet, deri në 2015-ën dhe kanë tre fëmijë së bashku: Mason, 11 vjeç, Penelope, tetë vjeç dhe Reign, gjashtë vjeç.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al