13 Shtator, 2017

Puna në zyrë dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme


Punonjësit që punojnë në tavolinë kanë gati dy herë më shumë gjasa të humbin jetën, edhe nëse ushtrohen rregullisht, sugjeron një studim i ri. desk-job-study-death Rritja e kohës së zgjatur joaktive rrit rrezikun e vdekjes së hershme.

Ekipi i studimit, i udhëhequr nga studiuesi e Universitetit Columbia, Keith Diaz, monitoroi lëvizjet e pothuajse 8,000 të rriturve mbi 45 vjeç. Autorët e studimit sugjerojnë se njerëzit që rrinë ulur për periudha të zgjatura kohore duhet të ngrihen dhe të lëvizin çdo 30 minuta për të zvogëluar kërcënimin e vdekjes së parakohshme.screenshot-revistapsikologji.com-2017-09-13-11-55-17

Diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës, goditjet, kanceri dhe çmenduria lidhen kryesisht me këtë dukuri. Studimi zbuloi gjithashtu se 37 përqind e të rriturve britanikë kalojnë më pak se 30 minuta në këmbët në ditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al