19 Mars, 2018

Punonjësi gjen 75 mijë dollarë, ia kthen të zotit që i kishte harruar në avion


Një pasagjer ka harruar në një avion që vinte nga Kuvajti në aeroportin e Stambollit, “Ataturk”, një sasi prej 74.404 dollarë, një smartphone dhe një orë dore

Ndërkohë “Huyrriet Daili News” shkruan se sasitë e parave, konkretisht 71.420 dollarë, 2700 euro dhe 40 lira turke, smartphone dhe ora e dorës u gjetën nga Ahmet Kanat, një punonjës i Shërbimit të Pastrimit të Aeroportit.

Kanat i gjeti ato nën një batanije teksa ishte duke pastruar sediljet e avionit, raporti media turke.

Gjithashtu thuhet se ato iu kthyen pasagjerit që ndodhej në fluturimin TK 771, nga Kuvajti në Stamboll, por nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al