5 Shtator, 2017

Pushime në shtator, ja ku duhet të shkoni


Vjeshta ka ardhur zyrtarisht dhe megjithëse shumica duket sikur i kanë lënë pas pushimet dhe i janë kthyer jetës së tyre të përditshme, ka nga ata që ende nuk i kanë bërë të ashtuquajturat “pushimet e verës” dhe kanë preferuar shtatorin për të pushuar. Por sigurisht duhet të jemi të vetëdijshëm se ka edhe nga ata që ndoshta nuk u pëlqejnë fort pushimet verore, por janë të apasionuar pas motit pak të freskët , erës së lehtë të fillimit të vjeshtës, destinacioneve që jo domosdoshmërisht duhet të jenë detare dhe me plazhe. Në listën e mëposhtme do të lexoni mbi disa nga destinacionet kryesore që mund t‘iu dhurojnë një relaks të vërtetë në këto ditë të para shtatori.

Greqia- Historia dhe traditat në Greqi janë disa nga detajet më të rëndësishme që do ua bëjnë udhëtimin në atë vend të paharrueshëm. Përveç një deti të mrekullueshëm , Greqia ka edhe një pasuri kulturore shumë të madhe, ku mund të zbuloni kaq shumë për qytetërimet e hershme.

Amsterdam- Hollanda bën pjesë në ato destinacione që mund të vizitohen në të gjitha stinët e vitit, por padyshim shatori zë një vend të veçantë për shkak të klimës pak më të butë dhe që do ju jap mundësi të shëtisni bukuritë e saj.

Malta- Duke qenë shtet ishull në qendër të Mesdheut, Malta çdo vit vizitohet nga turistë të shumtë nga rajone të ndryshme të botës. Shteti pret turistë në baza vjetore afërsisht katër herë më shumë se numri i popullsisë së saj, ndërkohë që turizmi përbën 35 për qind të të ardhurave të vendit. Në vitin 2015 numri i turistëve që vizituan Maltën ishte 1.8 milionë.

Indonezia- Është një nga destionacionet më të bukura dhe që ju jep një relaks të vërtetë nëse do xgjidhni ta vizitoni në vjeshtë. Për qytetarët shqiptarë , Indonezia është një vend ku mund të udhëtohet pa viza, veç me pashaportë dhe kjo sigurisht e bën më të lehtë vendimin.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al