Xhensila dhe Besi këto ditë janë duke shijuar pushimet e muajit të tyre të mjaltit në ishujt Maldive dhe sikundër kemi parë nga fotografitë e deritanishme me të cilat na kanë njohur në rrjetet sociale, ata duken të lumtur, të relaksuar dhe sigurisht të dashuruar , pas kurorëzimit të martesës së tyre.
Por një koment pikant i Besit ditën e sotme na ka bërë përshtypje dhe sigurisht ka shkaktuar edhe të qeshura mes fansave dhe komentuesve që i ndjekin në Instagram.
‘Mora rrugën për në Laq o për në Laq’, shkruan Besi duke i bërë ndjekësit e tij të qeshin, teksa në fotografi shihet një pishinë luksoze e resortit ekzotik.
Edhe pse në Maldive, Besi duket se ka një raport të ngushtë emocional me vendlindjen e tij, gjë që nuk harron asnjëherë ta theksojë .
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al