2 Shkurt, 2024

Puthet dhe përqafohet me Meritonin në “BBVIP, por Rike Roçi në një lidhje jashta shtëpisë? Mikja e banores rrëfen çdo gjë: Para se të hynte…


Mikja e ngushtë e konkurentes së “Big Brother VIP” Rike Roçi, Anxhi Qerimi së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur më shumë për jetën personale të banores.

E pyetur nga moderatorët nese Rikja është në një lidhje jashta shtëpisë, ajo tha që banorja është në një njohje me një djalë para se të bëhej pjesë e spektaklit, por akoma nuk është lidhur.

“Rikja po njihej para se të hynte, në një periudhë shumë të shkurtër me këtë djalin, por jo se ka ndonjë marrëdhënie jashtë shtëpisë”– tha Anxhi.

Përsa i përket afërsisë së madhe me moderatorin Meriton Mjekiqi, Qerimi u shpreh se Rikja përafohet kështu me të gjithë pasi është një person i dashuri dhe ka një zemër të madhe.

“Nuk e besoj, është keqkuptuar duke qenë se unë e njoh Riken, ajo kështu përqafohet me të gjithë, është thjesht person i dashur, ka një zemër shumë të madhe”– u shpreh mikja e Rikes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al