19 Mars, 2022

Puthje dhe skena romantike/ Çifti i dytë i “Për’puthen 3”, Bruno dhe Floriana largohen nga emisioni bashkë!


Bruno dhe Floriana janë larguar mbrëmjen e sotme si çift nga “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe tashmë kanë vendosur ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.

Ishte Bruno ai që i bëri një surprizë të papritur Florianës, duke e çuar në një ambient romantik të zbukuruar me drita dhe lule. Ai i shfaqi asaj një video që përmblidhte gjithë rrugëtimin e tyre në “Për’puthen”, njohjen, takimet, debatet nga fillimi dhe deri tani. E po ashtu, Bruno tregonte ndjesitë e tij për Florianën dhe cilësitë me të cilat ajo e bëri për vete.

“Këto emocione shpresoj t’i kemi në vazhdim gjithmonë.”-tha Bruno, teksa Floriana u shpreh: “Më emocionove shumë. Më bëhet qejfi që ke këtë lumturi nga unë. Më ke emocionuar aq shumë saqë nuk di çfarë të them më…”

Çifti shkëmbyen edhe puthjen e parë në buzë, duke u rikthyer më pas në studio, ku Bruno i propozoi të largohen nga emisioni dhe mori një “Po” nga Floriana.

Ata janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë. Pak muaj më parë Bashkimi dhe Alvisa u larguan bashkë. Por, i dhanë fund lidhjes pak javë më pas.

Bruno është një ndër konkurrentët që ka pasur më shumë takime në këtë sezon të “Për’puthen”. Ai ka nisur takimet me Alvisën, Mikelën, Efin dhe në fund Florianën. Njohjet e mëparshme kanë nisur mirë dhe Bruno është treguar i afërt sidomos me Mikelën dhe Efin, por më pas, për disa arsye, njohjet janë ndërprerë.

Pas hyrjes së konkurrentes së re, ai u fokusua tek ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al